Aktualitet

Divjakë/Godasin njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohet xhaxhai e nipi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 28/03/21 |
Opi Nion

Xhaxha e nip janë vënë në pranga nga policia në Divjakë pas një sherri për motive pronësie. Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme.

Sipas policisë dy personat janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme (xhaxha dhe nip), pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri tjetrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas