Aktualitet

VIDEO/ Goditet grupi kriminal i drogës, si ranë në pranga 4 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 28/03/21 |
Opi Nion

Një grup kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e narkotikëve është goditur nga policia.

Si rezultat i operacionit të koduar “Rrjeta” kanë rënë në pranga shtetasit: H. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç banues ne fshatin Mes, Shkodër.

Policia bën me dije se këta persona janë kapur gjatë operacionit, në Postribë, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Ndërkohë që gjatë operacionit efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 14 litra vaj hashashi; 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate; Një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Opinion.al

Pas