Aktualitet

Rama: Nuk do kërkohet vaksina për turistët që do vijnë në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 28/03/21 |
Opi Nion

Pasi inspektoi tendat e ngritura në sheshin “Skënderbej” ku po kryhet vaksinimi i të moshuarve mbi 70 vjeç, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat foli edhe për sezonin turistik.

Kreu i qeverisë u shpreh se që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhen zinxhirit të infektimeve.

Vazhdojmë punën për të siguruar të gjitha sasitë e nevojshme dhe besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhen zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në Pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata, por për sa më takon Ogerta thotë ‘mos e thuaj’, mendoj që do ta bëjmë edhe më parë. Do ta tejkalojmë edhe atë afat.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën se do të tentohet që të sjellim në Shqipëri sa më shumë turistë, Rama u përgjigj: “Nuk kam thënë do të tentojmë kam thënë që të gjithë do të vijnë në Shqipëri”, teksa theksoi se nuk do ju kërkohet që të kenë kryer vaksinën./Opinion.al

Pas