Aktualitet

VIDEO/Basha piknik me studentët në Elbasan: Sot më pret skuqja e salsiçeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 28/03/21 |
Opi Nion

Një ditë ndryshe ka kaluar kreu i opozitës, Lulzim Basha, në Elbasan. Kryedemokrati është ftuar nga disa të rinj të qarkut të Elbasanit në një piknik. Gjatë bisedës me ta, lideri demokrat tha se ka shkuar për piknik dhe jo për politikë.

Më tej Basha, ka deklaruar se është ndihma dhe besimi i të rinjve, ajo që do t’i japë fitore me 25 prill.

 “Kemi ardhur për piknik dhe jo për politikë dhe besoj se më presin gjëra të veçanta siç është skuqja e salçiçes në zgarë, atë natë s’kam qenë duke skuq salçiçe por mëlçi pule.  Unë nuk po zgjatem por me votën tuaj dhe me garancinë tuaj unë ju jap fjalën se do të ndryshojmë. Ju do të punësoheni në një ekonomi që nuk do i takojë një apo dy oligarkëve por të gjithë shqiptarëve. Ky është zotimi im dhe i ekipi tim para jush, por deri më 25 prill kam nevojë për ju dhe për ndihmën tuaj. Ndryshimi po vjen dhe askush nuk e meriton dhe askush nuk do e shijojë më shumë ndryshimin që po vjen sesa ju. Faleminderit për pritjen.  A i hoqëm vizat për të gjithë shqiptarët? A e futëm në NATO? Bashkë do ta fusim dhe në BE”, ka thënë Basha./Opinion.al

Pas