Aktualitet

VIDEO/Basha në Elbasan:Po bëhem xheloz për Gaz Bardhin, do e nis në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 28/03/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të takimeve të zhvilluara për zgjedhjet e 25 prillit këtë të dielë është ndalur në Elbasan ku po zhvillon një takim me të rinjtë.

I pritur me ovacione dhe brohoritje Basha tha se po bëhet xheloz për Gaz Bardhin , i cili kandidon për deputet në këtë qytet.

 “Po bëhem xheloz për këtë Gaz Bardhin. Po e nis për Tiranë, dhe po rri vetë këtu. Kujt i shkoi mendja për këtë vend këtu? Është bërë më elbasanllinj se sa ju këtu. Në 25 do të fitojë rinia, do të fitojë gjithë Shqipëria. Na presim shumë punë të mëdha. Para shumë vitesh keni qenë të vegjël. 25-sa është dita e fitores, për gjithë rininë dhe Shqipërisë. Shumica prej jush keni qenë gjimnazist, siç ishte transformimi i Elbasanit, siç ishte tuneli i Elbasanit”, tha Basha./Opinion.al

Pas