Aktualitet

Zjarri, Peleshi:Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 02/08/21 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar përsëri lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në Karaburun.

Nëprmjet një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se janë neutralizuar disa nga vatrat e zjarrit në Karaburun.

Sipas ministrit, Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne punën për të eleminuar plotësisht çdo vatër, por temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më të vështirë  operacionin.

Reagimi

Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin.

Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka./ Opinion.al

Pas