Aktualitet

Zjarri në magazinën e materialeve zgjedhore, reagon KQZ


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 16/07/21 |
Opi Nion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu ambientet e një magazine në Lundër ku mbaheshin materialet zgjedhore.

KQZ informon se në magazinën ku është shënuar zjarri ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Sipas KQZ, materialet zgjedhore dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri./ Opinion.al

Pas