Bota

COVID-19/ Qipro merr masa të reja, dhurata për ata që vaksinohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:00 - 16/07/21 |
Opi Nion

Qeveritë në shumë vende të botës po përpiqen të shtyjnë qytetarët e tyre për të marrë vaksinën anti-COVID,  e cila shihet si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë në Qipro ka njoftuar masa të reja kufizuese kundër COVID-19.

Në tavolinat e restoranteve do të lejohen jo më shumë se 10 persona. Në vende me muzikë do të lejohen vetëm ata që janë vaksinuar me të dyja dozat ose kanë një vërtetim që kanë qenë të infektuar me COVID në 6 muajt e fundit.

Qeveria ka parashikuar që të rinjtë që do të marrin vaksinën do të pajisen me kupona dhuratash.

Trembëdhjetë kompani private në sektorë të ndryshëm të biznesit do të ofrojnë stimuj për individët e vaksinuar kryesisht të moshave 18-30 vjeç./ Opinion.al

Pas