Aktualitet

“Zjarr në malin e Tërbunit”, Peleshi: Kanë mbetur pak vatra të pashuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 12/08/21 |
Opi Nion

Pas disa javësh betejë me flakët, në të gjithë vendin kanë mbetur pak vatra zjarri ende të pashuara. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postin në Facebook teksa bën një përditësim rreth situatës së përgjithshme të zjarreve në vend.

Peleshi shkruan se të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar. Ndërsa, mbetet ende një vatër në fshatin Patalej, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri.

Sa i përket situatës në Majën e Rrubës, Peleshi thotë se ajo është nën kontroll.

“Në të gjithë vendin kanë mbetur pak vatra zjarri ende të pashuara, ndërsa tashmë është fituar beteja në Karaburun e Dukat.
Të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar.
Mbetet ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Por situata është nën kontroll.
Në Majën e Rrunës, në njësinë administrative Malzi të Kukësit situata është nën kontroll. Po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla”, shkruan Peleshi.

Ndërkohë sot është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, dhe sipas ministrit këtu janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll./Opinion.al

Pas