Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: prefektët e akuzuar të Edi Ramës

2015/11/06 at 10:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: prefektët e akuzuar të Edi Ramës

“Ish- kryebashkiaku i paditur, emërohet prefekt”. Kështu e titullon shkrimin e tij, “Zëri i Amerikës” duke folur për Gjirokastrën dhe prefektin e saj, e më pas edhe për prefektin e Beratit.

Në Gjirokastër, një padi për ndërtime të paligjshme, e ngritur në fillim të vitit nga Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit të Territorit, ndaj ish kryetarit të atëhershëm të bashkisë Flamur Bime, është ende në pritje për t’u marrë në shqyrtim nga Gjykata. Ish-zyrtari i lartë, që ndodhet tashmë nën akuzë nga një agjenci qeveritare, emërohet ndërkohë në postin e lartë të Prefektit të qarkut nga kryeministri Edi Rama”.

 

Në të njejtën ditë, më 14 Tetor, Kryeministri Rama emëron edhe një Prefekt tjetër, atë të Beratit, Fadil Nasufi, i cili, ashtu si zoti Bime, ka qënë më parë kryetar bashkie. Të dy zyrtarët e lartë, duhet të zbatojnë përparësitë e qeverisë Rama për pushtetin vendor.

Një prej këtyre përparësive është kontrolli i territorit nga ndërtimet e paligjshme. Në të dy këto qytete, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ka patur ndërtime të shumta pa leje, aq sa në vitin 2012, Qendra e Trashëgimisë Botërore dërgon një mision monitorues në Gjirokastër dhe Berat, dhe në një raport dërguar autoriteteve shqiptare në vitin 2013, ngre shqetësimin se “përmasat e ndërtimeve pa leje në të dy qytetet janë alarmante”.

Raporti vinte në dukje se në qendrën historike të Gjirokastrës, 68 ndërtime pa leje ishin krejtësisht të reja. Në Berat, raporti identifikonte, po në zonën muze “një listë prej 38 ndërtimesh të reja, të aprovuar, bashkë me një listë të re ndërtimesh që duhet të aprovohej për tre vitet e ardhshme.” Për shkak të situatës kritike, UNESCO shqyrtoi mundësinë e përfshirjes së dy qyteteve në listën e saj të objekteve borërore të rrezikuara.

Në Berat, Inspektorati i Ndërtimit ka filluar ditët e fundit prishjen e dhjetra ndërtimeve të paligjshme, të cilat “lulëzuan” në të shumtën e herës, në kohën kur kjo bashki, drejtohej për 12 vjet nga zoti Nasufi.

Në Gjirokastër, në shkurt të këtij viti Inspektoriati denoncoi zotin Bime, për kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti, për ndërtimin e një pallati 7 katësh, sipas Inspektoratit, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.

Sipas konstatimit të vetë inspektoriatit   “Leja ishte dhënë me afat për një vit, në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve ishte lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh”.   Në përgjigje të akt-padisë, zoti Bime kishte reaguar duke e vlerësuar procesin të rregullt dhe në mbështetje të akteve ligjore.

Denoncimi për zotin Bime, nga një agjensi në varësi të qeverisë, ishte bërë në shkurt të këtij viti, koha kur formacionet politike sapo kishin nisur përcaktimin e emrave të kantidatëve për kryetar të Bashkive dhe zoti Bime kishte shfaqur hapur ambicien për një mandat të katërt.

Si zoti Bime, edhe zoti Nasufi, nuk u rikandiduan për në bashki, madje gjatë vizitave që kryeministri Rama bërë në këto qytete në atë kohë, ai dha mesazhe që nuk i përkrahte dy zyrtarët si kandidatë për zgjedhjet e 23 qershorit. Në Gjirokastër në një ceremoni publike nuk kishte pranuar të shtrëngonte duart me kryetarin Bime, ndërsa në Berat, gjatë një ceremonie publike, zoti Rama, zgjodhi t’ia kalonte zëvendësit të tij Niko Peleshi, një medalje mirënjohje që Bashkia kishte vendosur t’ja jepte atij. Më vonë, gjatë fushatës zoti Rama u shpreh se kryebashkiaku i Beratit ishte një njeri që “nuk mbajti mëri për moskandidimin”. Por në atë kohë u përfol se zotit Nasufi i ishte premtuar pikërisht posti i Prefektit të ardhshëm.

Dhe pas disa muajsh që vendet e prefektit kishin mbetur bosh, në to u emëruan, pikërisht ish kryetarët e bashkive. Mos-emërimi i prefektëve të rinj për periudhën e gjatë kohore nga Maji në Tetor, ishte   një praktikë e pandeshur më parë nga qeveritë në Shqipëri, pasi posti i prefektit   është një post kyç për përgjegjësi të rëndësishme shtetërore në nivel rajonal.

Zëri i Amerikës

Ju sugjerojmë

Tepelenë/ Goditi gruan me thikë, arrestohet 42-vjeçari
Kronikë

Tepelenë/ Goditi gruan me thikë, arrestohet 42-vjeçari

31 Mars, 2023 8:57 am
Paga reale në vend u rrit më pak se në vitin 2021, zhvlerësimi nga inflacioni i lartë
Sociale

Paga reale në vend u rrit më pak se në vitin 2021, zhvlerësimi nga inflacioni i lartë

31 Mars, 2023 8:52 am
Ukraina/Trump:Putin është i zgjuar,do e kisha të lehtë t’i jepja fund kësaj farse
Bota

Pritet të dalë në gjykatë të martën, ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump

31 Mars, 2023 8:43 am
Parashikimi i motit, 3 maj 2020
-Jetë dhe Stil

Temperatura deri në 20°C, parashikimi i motit për sot

31 Mars, 2023 8:20 am
Kjo është shenja e horoskopit më e zgjuar sipas astrologjisë
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 31 mars 2023

31 Mars, 2023 8:06 am
Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind
Aktualitet

Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind

30 Mars, 2023 10:52 pm
“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive
-U tha në Opinion

“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive

30 Mars, 2023 10:32 pm
Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave
-U tha në Opinion

Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave

30 Mars, 2023 10:13 pm
Këlliçi: Do të subvencionojë transportin publik në Tiranë
-U tha në Opinion

Këlliçi: Do të subvencionojë transportin publik në Tiranë

30 Mars, 2023 10:05 pm
Këlliçi: Bashkia e Tiranës nuk ofron asnjë shërbim në Astir, mungojnë shkollat
-U tha në Opinion

Këlliçi: Bashkia e Tiranës nuk ofron asnjë shërbim në Astir, mungojnë shkollat

30 Mars, 2023 10:03 pm
Para
Lirohen policët, që u iku i dënuari

Lirohen policët, që u iku i dënuari

Përkthimi, dashuria e re e Edi Ramës

Përkthimi, dashuria e re e Edi Ramës

A ka shanse të kthehet ligji për universitetin?

A ka shanse të kthehet ligji për universitetin?

Please login to join discussion




TE FUNDIT

Tepelenë/ Goditi gruan me thikë, arrestohet 42-vjeçari

Tepelenë/ Goditi gruan me thikë, arrestohet 42-vjeçari
31 Mars, 2023

Policia ka arrestuar 42-vjeçarin nga Tepelena Lulzim Nanaj që goditi gruan me thikë ditën e djeshme. Ngjarja ndodhi të enjten...

Lexo më shumë

Paga reale në vend u rrit më pak se në vitin 2021, zhvlerësimi nga inflacioni i lartë

Paga reale në vend u rrit më pak se në vitin 2021, zhvlerësimi nga inflacioni i lartë
31 Mars, 2023

Të gjithë sektorët e ekonomisë të gjendur nën presionin e mungesës së punonjësve dhe kostot e larta të jetesës rritën...

Lexo më shumë

Pritet të dalë në gjykatë të martën, ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump

Ukraina/Trump:Putin është i zgjuar,do e kisha të lehtë t’i jepja fund kësaj farse
31 Mars, 2023

Donald Trump do të përballet me më shumë se 30 akuza në lidhje me mashtrimin e biznesit në një aktakuzë...

Lexo më shumë

Temperatura deri në 20°C, parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit, 3 maj 2020
31 Mars, 2023

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com