Aktualitet

Yuri Kim nga Durrësi thirrje partive: Koha të prisni gjykimin e popullit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:54 - 25/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë këtë pasdite për vëzhgimin e procesit zgjedhor në qytetin e Durrës.

Në fjalën e saj mbajtur për mediat Kim u shpreh se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon se qytetarëve shqiptarë iu intereson vendi i tyre.

Gjithashtu ambasadorja Yuri Kim iu bëri thirrje kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve politikë, që të presin për rezultatin e zgjedhjeve, duke mos u nxituar duke pritur kështu gjykimin e qytetarëve.

“Jemi shumë të kënaqur që jemi në Durrës. Jemi shumë të frymëzuar teksa kemi parë pjesëmarrje të lartë në votime. Kjo tregon që qytetarëve shqiptarë u intereson vendi i tyre. E di që janë raportuar disa incidente dhe është përgjegjësia e autoriteteve për të vijuar hetimet. Ne u kemi bërë thirrje prokurorëve që t’i hetojnë këto çështje deri në fund. Qytetarët po përmbushin detyrën e tyre, autoritetet po bëjnë detyrën e tyre. Ka ardhur koha që kandidatët të presin për rezultatet dhe gjykimin e popullit”,, tha ambasadorja Kim nga qyteti i Durrësit./Opinion.al

Pas