Kryesore

Shifrat/Dibra qarku me pjesëmarrjen më të lartë, Vlora më të ulët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 25/04/21 |
el ida

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit, ka qenë 38.59%.

Këto të dhëna janë përditësuar, pas rikthimit të sistemit dhe aplikacionit i cili sikurse deklaroi më parë Komsioneri Shtetëror Celibashi, ishte sulmuar.

Por më herët Celibashi sqaroi, se këto të dhëna nuk janë nga të gjitha qendrat e votimit, por vetëm nga ato që deri në këto momente kanë raportuar të dhënat e tyre në KQZ. Në këtë kontekst, nga 5199 qendra kanë raportuar deri në orën 15:00, 2376 prej tyre.

Nga grafiku, vërehet se Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë deri në këto momente, ndjekur nga Tirana, Elbasani dhe Kukësi.

Ndërkohë, deri në këto  momente, përqindjen më të ulët të votuesve e paraqet qarku i Vlorës, ndonëse nuk dihet se sa prej qendrave të votimit në këtë qark i kanë raportuar të dhënat e tyre./Opinion.al

Pas