Aktualitet

Yuri Kim flet me Metën, Ramën dhe Bashën: Nuk është koha për politikë


               Publikuar në : 17:28 - 06/04/20 |
el ida

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, iu drejtua udhëheqësve politikë shqiptarë duke u shprehur se tani nuk është koha për të bërë politikë si zakonisht.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se është koha për të qëndruar të bashkuar pasi është e vetmja mënyrë për të luftuar koronavirusin.

“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, për t’i lavdëruar për bashkëpunimin e tyre në luftën kundër COVID-19.

Tani nuk është koha për të bërë politikë si zakonisht. Lufta nuk mund të fitohet pa bashkëpunimin dhe disiplinën si nga liderët politikë, ashtu edhe nga e gjithë popullsia, që nga Shkodra deri në Sarandë”, shkruan Kim në rrjetin social.

Pas