Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“4 tendera sekret”, PD: Po shfrytëzohet epidemia për të fshehur paratë

2020/04/06 at 5:52 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Qeveria gënjen, rezervat e shtetit kanë zero ushqim

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë transparencë në 4 tenderat e kryer për blerjen e pajisjeve mjekësore duke i shpallur ato sekret shtetëror.


Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se qeveria ka shpallur sekret shtetëror 4 procedura tenderimi për blerjen me urgjencë të pajisjeve mbrojtëse për stafet shëndetësore, kite për laboratorin e QSUT-së,
respiratorë për të rritur dhe fëmijë si dhe trajtimin e mbetjeve spitalore të pacientëve me COVID-19.

“Urdhri i Edi Ramës për klasifikimin sekret të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill. Duke ndaluar çdo informacion për këto tendera askush nuk llogarit dot sa kushtuan gënjeshtrat e Edi Ramës në muajin shkurt dhe mars se Shqipëria ishte e mirëpajisur dhe e përgatitur për epideminë”, deklaroi Alibeaj duke thënë se këto masa ishin propozuar nga Partia Demokratike që në muajin shkurt.

Ai i kërkoi KLSH-së dhe SPAK-ut të verifikojë dhe hetojë këto procedura tenderimesh si dhe fakti se përse ato janë bërë sekrete.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Qeveria shqiptare ka përdorur situatën e epidemisë për të fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë disa pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve.

Në datën 21 Mars dhe 3 prill, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh:
•të furnizohet me mjete mbrojtëse për stafet shëndetësore
•të blejë kite për laboratorin e QSUT-së,
•të trajtojë mbetjet spitalore të pacientëve me COVID 19,
•të blejë respiratorë për të rritur dhe fëmijë.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike kishte kërkuar që në muajin shkurt të merreshin masa, por qeveria bëri të vetmen gjë që di të bëjë mirë: Kryeministri në fillim u tall dhe pastaj gënjeu se kishte gjithçka duhej për përballimin e situatës.

Por disa javë më vinë qeveria urdhëroi blerjet urgjente dhe i klasifikoi ata si sekret shtetëror.

Kjo do të thotë se opinioni publik nuk duhet të dijë, nëse qeveria i ka shpenzuar paratë e tyre në mënyrë të ndershme apo jo.

Duke klasifikuar tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID 19 si sekret, mungesa e transparencës është skandaloze:

  • Ka zero të dhëna si u përzgjodhën kompanitë fituese.
    •Ka zero informacion për ofertat e kompanive.
    •Ka zero informacion për kriterete cilësisë së mallit të blerë.

Urdhri i Edi Ramës për klasifikimin sekret të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill. Duke ndaluar çdo informacion për këto tendera askush nuk llogarit dot sa kushtuan gënjeshtrat e Edi Ramës në muajin shkurt dhe mars se Shqipëria ishte e mirëpajisur dhe e përgatitur për epideminë.

Edi Rama ka sot rastin të përgjigjet për disa pyetje të thjeshta:
1.Pse nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?
2.Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?
3.Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore.

Sigurisë kombëtare nuk i vjen asnjë rrezik nga transparenca. Antivirusi më i mirë për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve është transparenca!

Partia Demokratike i bën thirrje Qeverisë të bëjë menjëherë publike dosjet e prokurimit të këtyre 4 tenderave dhe të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK duhet urgjentisht të verifikojnë këto procedura prokurimi dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore këdo që abuzon me paratë e shqiptarëve, që janë sot edhe më të varfër për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Të dashur bashkëqytetarë,

Të abuzosh me tenderat apo të paracaktosh fituesit e tyre është krim në çdo kohë. Por ta bësh këtë në kohën kur rrezikohet shëndeti, jeta dhe puna e qytetarëve kjo është më shumë se kriminale. Është antinjerëzore. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
Kryesore

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

5 Qershor, 2026 1:59 pm
Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
Kryesore

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

5 Qershor, 2026 1:33 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

5 Qershor, 2026 10:32 am
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
Bota

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

5 Qershor, 2026 10:02 am
Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën
Bota

Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën

5 Qershor, 2026 9:52 am
Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio
Kronikë

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

5 Qershor, 2026 9:50 am
Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai

5 Qershor, 2026 9:41 am
Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

5 Qershor, 2026 9:28 am
Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve
Bota

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

5 Qershor, 2026 9:24 am
Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kryesore

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor

5 Qershor, 2026 9:23 am
Para
Covid-19 ndryshon ceremonitë mortore në Spanjë: Nuk ka kohë për lamtumira

Covid-19 ndryshon ceremonitë mortore në Spanjë: Nuk ka kohë për lamtumira

Shtohen rastet me COVID-19, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Mbi 5 mijë viktima dhe mbi 50 mijë të prekur nga COVID-19 në Britani

Italia aktivizon “Copernicus”, sateliti i BE për të kontrolluar izolimin

Rritet numri i viktimave, por ulen rastet e reja. Bilanci nga Italia
















TE FUNDIT

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Europian që të tregojë më shumë guxim në procesin e zgjerimit. Në një...

Lexo më shumë

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
5 Qershor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, gjatë qëndrimit të tyre në...

Lexo më shumë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
5 Qershor, 2026

Dy vëllezër janë dhunuar nga disa persona në Laç, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është qëlluar me armë zjarri....

Lexo më shumë

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
5 Qershor, 2026

John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump, ka arritur marrëveshje për t’u deklaruar fajtor për mbajtjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}