Rajoni

Vuçiç: Projektligji për UÇK-në, ngacmim ndaj serbëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 07/08/20 |
el ida

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u shpreh se Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ndalon mendimin ndryshe dhe paraqet vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës.

Ai shtoi se, shqetësimet për këtë projektligj, ia ka shprehur edhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke i kërkuar që ta ketë në konsideratë këtë çështje.

Kreu i shtetit serb deklaroi se do të shikojë se si do të reagojë Brukseli, duke shtuar se “kjo çështje ka pasoja edhe brenda Prishtinës”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të shqyrtojnë të premten projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 14 korrik, qeveria e ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parashikon përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Sakaq, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Projektligji, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes.

Megjithatë, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, dhe përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”./Opinion.al

Pas