Bota

Vritet në Kharkiv ish-modelja braziliane, më parë kishte luftuar në Irak



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 07/07/22 |
el ida

Ish-modelja braziliane Thalita do Valle e cila luftoi me trupat ukrainase së bashku me vëllain e saj u vra gjatë bombardimeve ruse në Kharkiv.

Familja – raporton Dayly Mail – ka njoftuar se 39-vjeçarja vdiq nga asfiksia pasi u bllokua në një bunker mbi të cilin pati shpërthime. Do Valle ka luftuar më parë me forcat kurde kundër ISIS në Irak.

“Kishte sulme ruse dhe batalioni u nda. Thalita u strehua në bunker, vdiq më 30 qershor nga asfiksia, nuk u godit nga predha”, tha vëllai Theo Rodrigo Vieira, duke shtuar se motra e tij dërgonte mesazhe nga fronti çdo ditë. Ajo ishte gjithashtu përgjegjëse për sigurimin e mbrojtjes nga forcat ruse që avanconin.

Do Valle kishte qenë modele përpara se të studionte drejtësi. Më pas ajo punoi me organizata bamirëse dhe më vonë iu bashkua forcave kurde Peshmerga në Irak, ku u trajnua si gjuajtëse.

Vieira tha se motra e saj kishte mbërritur në Ukrainë tre javë më parë, përpara se të dërgohej në qytetin e Kharkiv, i cili nuk është më nën sulmin e drejtpërdrejtë rus, por ende bombardohet shpesh nga përtej kufirit./Opinion.al

Pas