Kronikë

Vlorë/ Arrestohet Ani Begaj, në kërkim për masakrën e Çoles 7 vite më parë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 07/07/22 |
el ida

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ndodhur 7 vite më parë.

I arrestuari është identifikuar si Ani Begaj.

Mësohet se Begaj ka qenë duke udhëtuar me makinë në Lungomaren e Vlorës,  kur i është bërë thirrja për ndalim nga policia. Autori nuk i është përgjigjur thirrjes së autoriteteve, ç’ka çoi në ndjekjen e tij dhe më pas në arrestim.

Kujtojmë që ngjarja e Çoles ndodhi  në 7 Prill 2015, ku pas një konflikti të armatosur, mbetën të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Deri më sot për ngjarjen e ndodhur ishte arrestuar vetëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertin Aliaj janë dënuar me nga 35 vite burg, në mungesë./Opinion.al

Pas