Aktualitet

Inceneratorët/Shehaj: Rama krenohet,sot pas hekurave ndoshta do kishim ministra  



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 07/07/22 |
el ida

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorëve gjatë senacës së sotme plenare në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij ai ka hedhur  akuzat kundrejt Ramës, duke i përmendur  inceneratorët , vepra me të cilën krenohej kryeministri sipas deputetit të PD-së.

Ai ka thënë se pas hekuarave mund të kishte zyrtarë të lartë, ministra nëse do të funksiononte drejtësia.

Ndër të tjera, Shehaj tha se ata që mendojnë se do t’i shpëtojë aministia e kanë të kotë,  dhe në të njëjtën kohë u bëri thirrje organeve të drejësisë që të bëjnë detyrën që u takon.

“Ditët e fundit qytetarët po shohin fakte tronditëse se si qeveria e ka shndërruar ekonominë në një gropë evazioni. Kjo është një skemë evazioni, mashtrim financiar dhe korrupsioni vënë në jetë dhe realizuar nga qeveria…Përse lind nevoja për krijimin e qindrave kompanive fiktive , kjo për t’i mundësuar Klodian Zotos dhe bandës së inceneratorëve të grabisnin paratë e qytetarëve. Kompanitë nuk kanë bërë asnjë punë. Përse nuk u bllokua inceneratori që kur u zbuluan faturat? Edi Rama thoshte se jam krenar për inceneratorët, kjo është krenaria? Sot prapa hekurave nëse do funksiononte drejtësia do të kishim ndoshta ministra, figura te larta. Tani jeni të vetëdijshëm se në çfarë krimi jeni përfshirë. Ata që mendojnë se do të shpëtojnë me amnistinë e kanë të kotë. PD i bën thirrje organeve të drejtësisë të bëjnë detyrën që i takon”, tha Agron Shehaj./Opinion.al

Pas