Aktualitet

Konçensioni i sterilizimit, për herë të dytë në SPAK ish-zëvendës ministri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:57 - 07/07/22 |
el ida

Hetimet për koncesionin e sterilizimit të paisjeve kirurgjikale në spitalet shqiptare, kanë përparuar me marrjen në pyetje të personave, që kanë ndjekur këtë procedurë.

I pyeturi i radhës për të dytën herë nga SPAK  është ish- zëvendës ministri i shëndetësisë Klodjan Rrepaj.

Mësohet se Rrepaj dha dëshminë e tij ditën e sotme, por nuk dihet se çfarë ka deklaruar.

Kujtojmë që ai është thirrur për herë të parë nga SPAK, një muaj më parë, në një proces që zgjati 12 orë.

Nga hetimet që kanë filluar para 2 vitesh rezulton se konçensioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Kujtojmë se në vitin 2016 prokuroria e Tiranës kreu një hetim mbi këtë koncesion por pushoi hetimet. Një tjetër pikë e errët në këtë hetim lidhet me qendrën e sterilizimit teë ndërtuar me kredi pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”,  por nuk u vu në punë./Opinion.al

Pas