Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, jepet masa e sigurisë për 8 personat në kërkim


               Publikuar në : 09:54 - 21/10/19 |
Opi Nion

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar në mungesë masën e arrestit me burg për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të Krimeve të Rënda, Behar Dibra, për caktimin e masës “arrest me burg” për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si dhe për Fatmir Hysenin, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.

Po ashtu, pas pak ditë pritet dhe vlerësimi i masës për Blendi Tetën, i cili është arrestuar nga policia si person i përfshirë në ekzekutimin e Malkos.

Fillimisht dosja u hetua nga Prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskopetencë duke e kaluar dosjen tek Krimet e Rënda. Të shpallurit në kërkim akuzohet për veprat penale vrasje me dashje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, vjedhja, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./ Opinion.al E.Xh.

Pas