Kronikë

“Vjeshta”/ Gjykata jep masën e sigurisë për 7 të arrestuarit në Vlorë


               Publikuar në : 10:15 - 21/10/19 |
Opi Nion

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtatë personat arrestuar në operacionin e koduar “Vjeshta”.

Shtatë personat u arrestuan ditën e enjte, pasi akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas arrestimit të Tesilvan Bashos dhe vëllait te tij, të cilët konsiderohen persona të rrezikshëm, policia vijoji aksionin duke arrestuar dhe persona të tjera në Vlorë

Mësohet se në pranga kanë rënë Çerciz Velaj, Enton Likaj , Daniel Nikaj ,Altin Veizaj (shkelzen ),Antonio Veizaj, Marjo Veizaj, Romeo Likaj.

Ndërkohë, mësohet se policia ka shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë./ Opinion.al E.Xh.

Pas