Kronikë

Vrasja e Erjon Xhenjes në Shkodër, publikohen pamjet e dy autorëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:45 - 27/09/22 |
Opi Nion

Janë publikuar pamjet nga momenti i largimit të dy autorëve që ekzekutuan më 18 shtator 19-vjeçarin Erjon Xhenje në Shkodër.

Në foto shihet se në motor ndodhen dy persona të cilët kanë vendosur kaska, duke vështirësuar dhe identifikimin e tyre.

Sipas të dhënave personi i cili është në ulësen e pasme të motorit, dyshohet se është Bajram Çekorja.

Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që ka qëlluar ndaj 19-vjeçarit Xhenje. Ndërkohe bashkëautori i tij i cili drejton motorçikletën ende nuk është identifikuar nga policia.

Pasi u larguan nga vendngjarja të dy autorët dogjën motorçikletën dhe armën e përdorur në krim në lagjen ‘Guerrile’. Pikërisht këto prova si dhe dhjetra pamje filmike të administruara nga grupi hetimit çuan policinë në identifikimin e njërit prej autorëve.

Pista kryesoree hetimit është hakmarrja pasi sipas burimeve vrasja e të riut është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior. Këtë pistë e ka pohuar dhe nëna e viktimës e cila ndër të tjera ka deklaruar se fatkeqësia e djalit të saj 19-vjeçar ishte që kushërinjtë e tij janë me precedentë penal.

Pas