Aktualitet

Shqipëria nis negociatat për “Gjyqësorin dhe të drejtat themelore”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 27/09/22 |
Opi Nion

Shqipëria ka nisur në Bruksel negocimin e grupit të kapitujve themelorë, me fokus Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Grupi negociator shqiptar kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Ndërkohë, në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” Adea Pirdeni si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të sistemit të drejtësisë, përgjegjëse në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore.

Mësohet se takimi i sotëm u fokusua në shpjegimin e standardeve të legjislacionit të Bashkimit Evropian lidhur me garantimin e një mbrojtje gjyqësore efektive, politikat antikorrupsion, mbrojtjen e të dhënave personale, mosdiskriminimi, të drejtat e fëmijëve dhe liria e medias.

Kujtojmë se, vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian u mor në korrik të këtij viti./Opinion.al

Pas