Bota

Fitorja e së djathtës në Itali shqetësim për LGBT



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:11 - 27/09/22 |
Opi Nion

Komuniteti LGBT ka “shqetësime shumë reale” në Itali, pasi blloku konservator, i dominuar nga e djathta ekstreme, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet, ka thënë Fabrizio Marrazzo, nga një organizatë që mbron të drejtat e pjesëtarëve të këtij komuniteti.

Grupi nacionalist, Vëllezërit e Italisë, i udhëhequr nga Giorgia Meloni, është renditur i pari në zgjedhje dhe do të udhëheqë qeverinë më djathtiste në Romë prej Luftës së Dytë Botërore.

“Fatkeqësisht ekzistojnë shqetësime reale”, për gërryeje të të drejtave civile nën administratën e re, ka thënë Marrazzo.

Meloni është aleate e Ligës, partisë tjetër të së djathtës ekstreme, të udhëhequr nga Matteo Salvini, dhe partisë Forza Italia, të ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi.

“Liga dhe Vëllezërit e Italisë kanë në prezantimet e tyre gjëra që janë goxha negative për komunitetin tonë, sikurse vënie e theksit te mbrojtja e familjes tradicionale”, ka thënë Marrazzo për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Meloni, 45-vjeçare, është rritur nga një nënë e vetme dhe është e pamartuar.

Ajo e konsideron veten mbrojtëse të të drejtave të krishterëve dhe armike të asaj që e quan “ideologji gjinore” dhe “lob për LGBT-në”.

Duke shprehur kundërshtimet e saj që personat e gjinisë së njëjtë të rrisin fëmijë, ajo ka thënë se “fëmijët e pafat” që duhet të adoptohen, “meritojnë më të mirën” – duke nënkuptuar një nënë dhe një baba.

Meloni ka mohuar se qasja e saj konservatore do të rrezikojë legjislacionin ekzistues për të drejtat e abortit apo partneritetit mes personave të gjinisë së njëjtë në Itali.

Pas