Rajoni

Von der Leyen: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 27/10/22 |
Opi Nion

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë dhe pas takimit që ka zhvilluar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin ka deklaruar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e nevojshme. Këtë e kemi thënë në vitin 2018, e kemi përsëritur dhe para disa javësh dhe gjithashtu në aspektin teknik, për liberalizimin e vizave janë plotësuar të gjitha kriteret. Komisioni është plotësisht në anën tuaj, do të bëjmë çmos që ta bindim të gjithë Këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive” tha Von der Leyen.

Më tej, presidentja e Komisionit Europian, tha se Europia nuk është e plotë pa Kosovën dhe se vendi i Kosovës është në Bashkimin Europian.

Vendi i Kosovës është në Bashkimin Europian. Jam shumë e bindur për këtë dhe këtë ju po e dëshmoni çdo ditë. Gjithmonë do ta them, Europa nuk është e plotë pa Kosovën. Kjo është shumë e qartë. Me luftën e Rusisë dhe Ukrainës, marrëdhëniet tona me partnerët në Ballkanin Perëndimor janë më të forta. Ju siguroj që Bashkimi Europian është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit”-tha Von der Leyen.

Pas