Kronikë

Vlorë/ Plagoset me armë 25-vjeçari nga kunati, policia jep detajet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 31/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë të enjte në qytetin e Vlorës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Sipas raportimeve në media, Altin Koço ka qëlluar me armë në drejtim të burrit të motrës së tij Xhuliano Muço.

Arma ka qenë e babait të Koços, i cili është punonjës i paraburgimit të Vlorës. Autori dhe babai i tij janë shoqëruar në komisariat.

“Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ Opinion.al

Pas