Aktualitet

Masat antiCovid/ Policia: gjobiten 289 qytetarë dhe 3 subjekte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 31/12/20 |
Doriana Çepunaj

Vijojnë kontrollet e autoriteteve për respektimin e masave antiCOVID. Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 276 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Po në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shoqëruar në ambientet e komisariateve  4 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërsa, gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, efektivët e policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 10 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili./Opinion.al

Pas