Kronikë

Vlorë/ Kërcënonte gruan se do e vriste me armë, arrestohet 66-vjeçari


               Publikuar në : 11:07 - 13/02/20 |
Opi Nion

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënuar me armë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Domje të Vorës. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Sali Bumica, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe më pas e ka kërcënuar se do e vriste me armë zjarri.

Ngjarja e cila mund të kishte fund tragjik, është parandaluar nga forcat e policisë pasi është informuar për konfliktin e çiftit. Ndërkohë, 66-vjeçarit i është sekuestruar kallashnikovi me të cilin kërcënonte bashkëshorten , 63-vjeçaren L. Bumica.

Sali Bumica do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./ Opinion.al

Pas