Aktualitet

OFL u kërkon deklarim pasurie Pajtim Serianit dhe…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 13/02/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme, Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarim pasurie Pajtim Serianit dhe Orges Jahelezi. Mësohet se Pajtim Seriani , banues në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ndërsa, Orges Jahelezi, banues në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”. Jahelezi, është pjesë e grupit të Shijakut, i arrestuar gjatë operacionit “Volvo 4” dhe më pas është liruar nga gjykata.

Të dy këta persona duhet që brenda 48 orëve të plotësojnë formualrin e deklarimit të pasurisë, më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme ./ Opinion.al

Pas