Sociale

Vizitë në SHBA? Për studentët shqiptarë tashmë e mundur


               Publikuar në : 13:47 - 18/04/19 |
xhu lia

Për të gjithë studentët shqiptarë që kanë dëshirë të vizitojnë, punojnë dhe të kalojnë verën në Amerikë, mund t’a realizojnë përmes një programi të shkëmbimit kulturor.

Ambasada Amerikane e ka bërë të ditur një fakt të tillë përmes një njoftimi ku thuhet se të gjithë studentët e vendit tonë që do të duan të vizitojnë Amerikën gjatë muajve të verës, mund ta realizojnë duke aplikuar për një program shkëmbimi kulturor, punësimi dhe udhëtimi.

“Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një program i mrekullueshëm për studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të kalojnë një verë duke punuar dhe udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara. A keni menduar të aplikoni për një program shkëmbimi kulturor? Më thoni ju lutem nëse keni pyetje rreth Programit Veror të Punësimit dhe Udhëtimit apo pyetje rreth kategorive të tjera të vizave! #PyetAnen”,-shkruhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada Amerikane./Opinion.al/

Pas