InstaBIZ

Viola Spiro pjesë e kastit të “Dance with Me”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 01/09/15 |
root

Ditë pas dite po zbulohen emrat e kastit të “Dance with Me”, programit të kërcimit të yjeve. Edicioni i dytë i “Dance with Me”, do të transmetohet edhe këtë vit në Tv Klan dhe sigurisht që dy shtyllat e tij janë përsëri Grabocka dhe Vejsiu. Por një tjetër emër konkurenti është zbuluar dhe ajo është moderatorja, Viola Spiro. Ka qenë vet biondja simpatike ajo që ka postuar një fotografi në Instagramin e saj, teksa ushtrohet në palestrën e kërcimit. Kjo do të jetë një sfidë e re për Violën. Pak ditë më parë  është folur në media për një largim të aktores, Rita Lati nga ky spektakël për arsye shëndetësore. Ndërkaq personazhet e konfirmuar deri tani janë Sejfulla Myftari, Roza Lati dhe Albërie Hadërgjonaj.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas