Aktualitet

Vijon i ftohti i acartë, por çfarë pritet gjatë javës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 18/01/21 |
Doriana Çepunaj

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i acartë, ku nuk kanë munguar reshjet e dëborës në zonat malore dhe ngricat.

Termometri ka shënuar  -12 gradë celcius temperaturën minimale ndërsa temperaturat maksimale shënuan +6 gradë.

Ndërkohë, sipas MeteoAlb brenda dy ditësh, në vendin tonë priten sërish reshje të dendura të shiut me masa ajrore të nisura nga Italia, të cilat do të përshkojnë të gjithë gadishullin e Ballkanit për të zbritur më pas në Greqi në drejtim të ishullit të Kretës.

Reshjet do të shfaqen fillimisht në zonat bregdetare me intensitet të ulët gjatë të enjtes pasdite dhe do të jenë më intensive gjatë të premtes dhe fundjavës së ardhshme./Opinion.al

Pas