Aktualitet

Çarja e rrugës në Borsh,Meta: Në vend t’i kërkojë llogari e puth në ballë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 18/01/21 |
Semiljana Azizi

Nga Vlora, Presidenti Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme çarjen e rrugës në Borsh, pas reshjeve intensive të shiut një javë më parë.

Teksa ka uruar që qyteti i Vlorës të mos përmbytet më, kreu i shtetit është shprehur që faji për dëme të tilla është i  kryeministrit Rama i cili zgjedh të puth në ballë pronarin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës dhe jo t’i kërkojë llogari.

“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”,- u shpreh Meta./Opinion.al

Pas