Sport

Video/ Turma njerëzish e presin në Paris, çfarë është duke bërë Messi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 09/08/21 |
Opi Nion

Në Paris presin Lionel Messin, fluturimi i të cilit do të kryhet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes palëve. Ndërkohë, qindra tifozë të Paris Saint Germain kanë “pushtuar” aeroportin “Le Bourget”, me shpresën për të takuar yllin e futbolli.

Por, ish-lojtari i Barcelonës është ende në shtëpinë e tij në Barcelonë. Ai është filmuar me kostum banje bashkë me familjarët duke kaluar drekën në pishinë.  Kjo sjellje tregon qartësisht se udhëtimi drejt Parisit për momentin nuk është ndër prioritetet e argjentinasit.

Mediat e huaja shkruajnë se Messi do të niset për në Francë sapo të jenë mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes me PSG.

Mendohet se Messi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, prej 40 milionë eurosh në sezon.

“Mundo Deportivo” publikoi sot se Messi mund të debutojë me fanellën e PSG në 29 gusht, në ndeshjen ndaj Reims.

Pas