Aktualitet

Rama pret kampionet e Kosovës, pas dekorimit nga Meta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:23 - 09/08/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama është takuar pasditen e sotme me dy sportistet, D’Istria Krasniqi e Nora Gjakova që fituan medalje ari në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, si dhe me tranjerin e tyre Driton Kuka.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se është nder të mirëpresësh buzë Jonit dy kampionet e arta oplimpike.

“Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenonemal e miqtë e tjerë.

Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve.”, shkruan Rama.

Ky takim me kryeministrin Rama vjen pasi Presidenti Ilir Meta i shpalli dy xhudistet nga Kosova D’Istria Krasniqi e Nora Gjakova si dhe trajnerin e tyre, Driton Kuka ‘Nderi i Kombit’./Opinion.al

Pas