Bota

Video/Shembet hoteli, humb jetën një person dhe plagosen 18 të tjerë


               Publikuar në : 21:07 - 12/10/19 |
xhu lia

Një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur kur një pjesë e madhe e një hoteli në New Orleans është rrëzuar këtë të shtunë.

Në videon, e cila po qarkullon në rrjet shihet kur katet e larta të ndërtesës, që ishte në ndërtim prej disa muajsh rrëzohen, ndërkohë që njerëzit vrapojnë të tronditur.

Nuk dihet ende përse ndërtesa u rrëzua pjesërisht, por ekspertë kanë paralajmëruar se është e paqëndrueshme dhe mund të ketë sërish shembje të tjera.

Mësohet se hoteli po nënshtrohej disa punimeve për t’u modifikuar tërësisht.

 

Pas