Bota

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të futen në Kapitol, tensione në Washington


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:31 - 06/01/21 |
Doriana Çepunaj

Mijëra mbështetës të Presidentit Trump po zhvillojnë tubime këtë të mërkurë në Washington.

Protestuesit kanë vërshuar në barrikadat që rrethojnë ndërtesën e Kapitolit në SHBA në të njëjtën ditë kur në Kongres po mbahet një sesion për të ratifikuar fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Mbështetësit e Trump janë përplasur me forcat e policisë, ndërkohë që dy zyra në ndërtesë janë evakuuar.

Mediat e huaja raportojnë se turma ishte mbushur midis Monumentit të Uashingtonit dhe Elipsit deri në pikën ku pak njerëz mund të qëndronin pa prekur dikë tjetër.

Trump vazhdon të kontestojë rezultatet e zgjedhjeve, dhe ka inkurajuar mbështetësit e tij të marrin pjesë në tubimet në kryeqytetin e vendit. Më herët ai deklaroi përpara protestuesve se nuk do të pranojë kurrë humbjen./Opinion.al

Pas