Bota

Video/ Pompeo në Greqi, qytetarët djegin flamurin amerikan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 28/09/20 |
Opi Nion

Gjatë vizitës në Greqi të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo një grup qytetarësh kanë protestuar në Athinë.

Në protestë janë regjistruar dhe incidente, pasi protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Pompeo është i padëshirueshëm”.

Duke bërë thirrje kundër vizitës së Pompeo, protestuesit marshuan deri tek ambasada e SHBA në Athinë.

Mediat greke raportojnë se pas orës 19:00, janë regjistruar disa incidente midis protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.

Ndërkohë, në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA, në rrugën Tsimiski. Më herët, protestuesit pikturuan dhe shpalosën flamurin amerikan në rrugë, hodhën parulla anti-NATO dhe anti-SHBA./ Opinion.al

Pas