Kronikë

U përfshi në aksident ku vdiq infermierja, arratiset pronari i “X5”-ës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:49 - 28/09/20 |
Opi Nion

Është shpallur në kërkim nga policia 24-vjeçari Kosta Kaca. I riu u përplas një javë më parë me ambulancën në Sarandë ku mbeti e plagosur infermierja Adelina Rizvani, e cila ndërroi jetën e sot.

Kaca është larguar nga spitali në Tiranë ku kishte shkuar për t’u mjekuar pas aksidentit duke humbur gjurmët, pavarësisht se u la në hetim në gjendje të lirë.

Ndërkohë shoferi i ambulancës Aleks Kajo mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “arrest ne burg”, aktualisht në spital në mbikëqyrje policore.

Shoferi i autoambulancës së Sarandës në momentin që ndodhi aksidenti ishte në gjendje të dehur. Pas kryerjes së testit 0.4% ka qenë niveli i alkoolit në organizmin e shoferit të autoambulancës. Ai ishte duke ecur kundravjtje dhe ishte nisur për një urgjencë.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja Nr.2 në Sarandë. Ky nuk është rasti i parë që drejtuesit e ambulancave janë përplasur me mjete të tjera. Veç këtij aksidenti përgjatë muajve të mëparshëm të këtij vit janë aksidentuar dhe 4 ambulanca me një bilanc prej të paktën 5 të lënduar dhe një humbje jete.

Pas