Aktualitet

VIDEO/ Policët shkojnë t’i vendosin gjobë për maskën Kryemadhit në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:54 - 10/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë këtë të mërkurë në Elbasan,  ku ka zhvilluar një tryezë për arsimin në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në përfundim të takimit një grup policësh i janë afruar duke i kujtuar që nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-COVID , si dhe iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka ftuar të bëjnë detyrën e të vendosin gjobë në rast se konstatojnë shkelje.

Më pas ajo u ka thënë që si fillim duhet të merren me luftën ndaj bandave të krimit në këtë qytetet.

“Ne këtu jemi 7 veta” thotë Kryemadhi  teksa iu drejtohet policëve duke thënë “vendosni gjobën”. “Merruni me bandat, merruni me kriminelët pastaj ejani vini gjobat për maskat”, thotë ajo.

Pas