Aktualitet

Iu fut në shtëpi e tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren,arrestohet 44-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 10/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një 44-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 20-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë-Sektor. Policia informon se shtetasi me inicialet B.H, ka hyrë në banesën e 20-vjeçares dhe tentoi të kryejë marrëdhënien seksuale me dhunë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë./Opinion.al

Pas