Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit, shtyhet seanca për Rrajën dhe Halilajn


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 10/02/21 |
Doriana Çepunaj

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.

Bëhet me dije se seanca është shtyrë pasi nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë, kur iu bë atentati në nëntor të vitit 2019.

Atentati ndaj prokurorit Ndoji ndodhi më 1 nëntor 2019. Automjeti me të cilin po udhëtonin prokurori, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Prokurori Ndoji mbeti i plagosur së bashku me Aleksandër Lahon, ndërsa mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoji.

Pas