Rajoni

Video/Përplasja me armë ku mbeti i vrarë 20-vjeçari në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 23/10/21 |
Opi Nion

Përplasje mes një grupi grabitësisht dhe policisë janë shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Peramës në Greqi. Për pasjë një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa u plagosën 8 efektivë policie.

Gjithçka nisi pasi 20-vjeçari po ndiqej nga policia për shkak se dyshohej për një vjedhje mbrëmjen e së premtes. Fillimisht ai dhe dy persona të tjerë vodhën automjetin me të cilin u larguan dhë më pas refuzuan të ndalojnë në postbllokun e policisë, që nisi ndjekjen.

Në këtë moment të rinjtë janë përplasur me armë me policinë. Nga të shtënat mbeti i vrarë 20-vjeçari dhe një nga shokët e tij u plagos. Ndërkohë edhe 8 policisë të tjerë mbetën të plagosur nga breshëria e armëve. Kjo video tregon edhe momentin e përplasjes, ndërsa dëgjohet shkëmbimi i zjarrit mes palëve. Sipas informacioneve, 20-vjeçari ka marrë më shumë se një plumb në trupin, ndërsa policët, janë arrestuar dhe prokuroria ka nisur një hetim nëse ata kanë vepruar sipas rregullave./Opinion.al

Pas