Politikë

Marrëveshje me mazhorancën për ndryshimet? Rushaj: Nuk duhet parë si pazar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:17 - 23/10/21 |
Opi Nion

Nënkryetari i Partisë Demokratike Alfred Rushaj, duke folur lidhur me ndryshime kushtetuese të propozuara nga PD, tha se dakordësia me mazhorancën për disa rregulla loje, nuk duhet parë si një marrëveshje e pisët.

Gjatë një interviste në News 24, Rushaj tha se ndryshimet kushtetuese kërkojnë votat e të dyja palëve.

Pyetje: Z.Balla e quajti një gjë shumë të mirë propozimet tuaja, kjo paketë a janë një tentativë për të arritur në një marrëveshje me mazhorancën?

Rushaj: Gjithmonë ka përpjekje për të parë çdo lloj diskutimi si një pazar i poshtër që tregon që këtu po bëhet një marrëveshje e pisët. Nuk është kështu. Nuk do kishte përsëri asgjë të keqe dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër procedurale që një propozim legjislativ i opozitës të kalonte pa votat e nevojshme. Ne nuk i kemi, aq më tepër ndryshimet kushtetuese kërkojnë votat e dy palëve. Çdo  ndryshim kushtetues janë bërë me votat e gjithë palëve të përfshira. Kështu ka ndodh gjithmonë. Nëse do ketë të tilla, prapë do kalojnë me votat e dy palëve. Opozita nuk ka kërkuar diçka për vete. E ka bërë këtë që mos lejojë asnjë lloj justifikimi nga pala tjetër për të gjetur shkak për të ikur nga votimi. Jam i bindur që nuk i pëlqen propozimi për Vettingun se nuk e kanë pranuar as në 2018.Pra, dakordësia për disa rregulla loje nuk është as pazar i pisët asgjë./Opinion.al

Pas