Kronikë

Video/Një mijë lekë policit për të shmangur gjobën, arrestohet 28 vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 11/07/20 |
Opi Nion

Një 28-vjeçar që drejtonte mjetin pa përdorur rripin e sigurimit është arrestuar, sepse i ka ofruar policit 1 mijë lekë të reja për t’i shpëtuar penalitetit.

“Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës”, bën me dije policia. .

28-vjeçari akuzohet për “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”./Opinion.al

 

Pas