Sport

De Biasi tek Azerbajxhani, merr ndihmës Ansi Agollin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 11/07/20 |
Opi Nion

Federata Azerbajxhanase e Futbollit ka njoftuar emrin e Gianni De Biasit si trajner i skuadrës së tyre kombëtare. Komiteti ekzekutiv mbajti të premten një konferencë virtuale me trajnerin italian, ku deklaroi se nëse ai pranon kushtet, do të jetë trajneri i ri i kombëtares.

Mediat sportive njoftojnë se De Biasi ka vendosur të marrë si ndihmës  ish-futbollistin shqiptar Ansi Agollin, për shkak se ky i fundit ka luajtur për disa vite në Azerbajxhan dhe e njeh mjaft mire futbollin atje. Ai do të debutojë në stolin e Kombëtares azere me 5 shtator ndaj Luksemburgut.

Emërimi i tij si trajner i Azerbajxhanit ishte paralajmëruar edhe në mediat italiane. Kujtojmë se Gianni De Biasi ka qenë ne stolin e Kombëtares Shqiptare për 6 vite dhe arriti te kualifikonte Shqipërinë për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar , në” EURO 2016”./Opinion.al

Pas