Aktualitet

VIDEO/Nis vaksinimi masiv në sheshin ‘Skënderbej”, i moshuari:S’kemi frikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 28/03/21 |
Opi Nion

Kjo e dielë shënon dhe nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë në vendin tonë. Në Sheshin “Skënderbej” janë ngritur dy çadra të mëdha ku secila ka nga 10 pika vaksinimi që do të shërbejnë për vaksinimin masiv të popullsisë. Procesi po ndiqet nga afër nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sikurse është bërë me dije do të jenë të moshuarit 70-79 vjeç do kryejnë vaksinën kineze në çadrat e ngritura në sheshin Skënderbej. Ndërsa ata mbi 80 vjeç do të kryejnë vaksinën ruse Sputnik në qendrat shëndetësore.

Çdo qendër shëndetësore ka përgatitur listat me nga 80 të moshuar mbi 70 vjeç. Ndërsa rreth 60 të tjerë të moshës mbi 80 vjeç do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, sipas orarit të përcaktuar nga mjeku i familjes.

Ndërkohë një i moshuar, i cili priste në radhë bashkë me gruan e tij, për të bërë vaksinën anti-covid, është shprehur optimist për këtë proces.

“Po presim në radhë, kemi kënaqësi që po e bëjmë. S’kemi frikë nga vaksinimi. Jemi thirrur nga mjekja. Na mori në telefon dhe na tha: do bëni vaksinën. Kaq ishte e gjitha.”, tha ai. Ditën e sotme është parashikuar që të vaksinohen 800 deri në 1000 të moshuar me vaksinën kineze ‘Sinovax’./Opinion.al

Pas