Te Fundit

VIDEO/Me flamuj dhe brohoritje, mbështetësit i dalin para Bashës në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 30/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të martë është ndalur në qytetin e Fierit, ku po zhvillon takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë, siç vihet re në pamjet e mëposhtme, simpatizantët e PD kanë organizuar një pritje entuziaste duke dalë me flamuj kuq e zi, të PD-së dhe makina përpara liderit demokrat në rreth rrotullimin e Kolonjës.

Ndërkohë, kreu i PD-së është ndalur disa minuta duke i takuar mbështetësit që brohorasin në kor: “Rama ik!”, “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru!”.

Vizitën në Fier e planifikuar për ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e anuloi për nder të Bashkim Finos, i cili ndërroi jetë prej koronavirusit dhe e zhvilloi këtë të martë./Opinion.al

Pas