Aktualitet

“Jam një socialiste e zhgënjyer”, çfarë i tha qytetarja Bashës në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 30/03/21 |
Opi Nion

Gjatë vizitës në Fier, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon takime me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i PD teksa po takon qytetarët iu ka bërë thirrje në radhë të parë të mbajnë maskat dhe respektojnë distancën.

Ndërkohë në rrugë i ka dalë përpara dhe një vajzë e re, e cila tha se ishte një socialiste e zhgënjyer nga PS dhe kryeministri Edi Rama.

“Jam një ish-socialiste e zhgënjyer. Nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Jam Kamela Troka. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa të na shtypë Rama”, -tha gruaja. Sakaq gjatë takimit lideri demokrat i premtoi se do të punojë për të gjithë, edhe për socialistët./Opinion.al

Pas