Kryesore

Takimi i Bashës, Rama:Vetë hipën mbi makinë,nën këmbë ta hajë kush ta hajë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 30/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimin elektoral në Fier të kryedemokratit Lulzim Basha, ku u prit nga qindra qytetarë, të cilët nuk zbatuan masat anti-COVID.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se PS dhe PD janë dy botë të ndryshme. Sipas tij, qeveria shpëton jetët e qytetarëve të infektuar me COVID, ndërsa PD grumbullon njerëzit në takime elektorale.

Ai ka ironizuar Bashën, duke thënë se kur iu flet qytetarëve hipën në makinë, teksa ata infektohen me COVID-19

Reagimi

DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë./ Opinion.al

Pas